Largimi i Kylian Mbappe/ PSG në kërkim të një sulmuesi të lartë

7 months ago 29
Reklamë
22:40 16/02/2024

Me largimin e Kylian Mbappe, Paris Saint Germain kursen të paktën 300 milionë Euro, që kthehen në një buxhet për merkaton e verës.

Këto dalin nga paga dhe shpërblimet e parashikuara për sulmuesin nëse do të rinovonte kontratën. Ekipi francez është në kërkim të një zëvendësuesi që të ketë një nivel të lartë dhe sipas mediave italiane, disa prej tyre gjenden në Serie A.

Në listën e PSG janë Rafael Leao, Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez. Të gjithë janë financiarisht të mundshëm për pariseinët. Leao i Milan ka një klauzolë 175 milionë për skuadrat jashtë Italisë. Kartoni i Osimhen vlen 130 milionë për Napoli.

Në fund, por jo për nga rëndësia është Lautaro Martinez, shënuesi më i mirë në Serie A aktualisht, i cili vlerësohet rreth 110 milionë Euro. Paratë nuk mungojnë, tani drejtuesit e Paris Saint Germain, duhet të vendosin se cili është zëvendësuesi më i përshtatshëm.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article