Largohen tifozët, ndeshja vazhdoi – Trepça në epërsi ndaj Pejës

1 year ago 40
Reklamë

Ka rifilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Reklama

Policia ka zbrazur palestrën në Suharekë, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, por pritet që të rinisë së shpejti.

Tashmë është mbyllur pjesa e parë, ku Trepça ka shkuar në pushim me epërsi prej 40-32.

Ndeshjet mes këtyre dy ekipeve po sjellin shumë probleme në palestra në kohët e fundit. /Telegrafi/

Read Entire Article