Las Palmas me një lëvizje befasuese, nis bisedimet për transferimin e yllit të harruar të PSG-së

6 months ago 4

Las Palmas tashmë është në dijeni se ata do të humbasin yllin e tyre Sergi Cardona, i cili pritet të largohet në verë pas skadimit të kontratës.

Interesim për shërbimet e Cardonës kanë shprehur dy klubet e njohura spanjolle Atletico Madridi dhe Real Betisi.

Megjithatë, Las Palmas duket se nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka gjetur lojtarin i cili do të zëvendësojë Cardonan pas largimit.

Bëhet fjalë për futbollistin francez Layvin Kurzawa. Fabrizio Romano ka raportuar se bisedimet mes Las Palmas dhe Paris Saint-Germainit për shërbimet e Kurzawës kanë nisur, teksa ai do të mbetet një lojtar i lirë pas këtij sezoni.

🟡🌴 Las Palmas have approached Layvin Kurzawa to sign him as free agent in the summer, as he’s set to leave PSG.

Understand Kurzawa is still looking and waiting for more options to appear in order to make a decision on his future club.

…as he’ll be available on free deal. 🇫🇷 pic.twitter.com/yc1hGuWALO

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 5, 2024

Karriera e Kurzawas ka pësuar një rënie të lirë përgjatë tri sezoneve të fundit. Ai ka bërë vetëm nga një paraqitje në sezonin 2021/2022 dhe 2023/2024, dhe ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për Fulhamin në 2022/2023.

Ish-reprezentuesi francez do t’i vlerësojë ofertat në drejtim të tij, andaj nuk përjashtohet një transferim i mundshëm në La Liga. Momentalisht, Kurzawa nuk është në nxitim për të marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij.

Ai ka për qëllim që të presë që të vijnë më shumë oferta në drejtim të tij para se të vendosë përfundimisht për klubin e tij të radhës, dhe në këtë pikë Las Palmas do të shpresojë se ata do të jenë ekipi me fat që do sigurojnë shërbimet e tij./Telegrafi/

Read Entire Article