Lautaro thotë se e ndjen vetën në të njëjtin nivel me Mbappen e Haalandin

4 months ago 14

Lautaro Martinez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Interin, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të kampionit.

Sulmuesi argjentinas në 44 ndeshje zyrtare ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lautaro ka thënë se e ndjen vetën në të njëjtin nivel me emrat e mëdhenj të sulmuesve si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Harry Kane e Robert Lewandowski.

“Më duhet të vazhdoj të punoj me përgjegjësi, siç më ka mësuar babai im, por unë mund të ulem në të njëjtën tryezë me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj”.

“Ndihem në të njëjtin nivel me Haaland, Mbappen, Kane e Lewandowskin. Numrat dhe trofetë e thonë, disa prej tyre kanë fituar më pak se unë”, deklaroi Lautaro Martinez.

26-vjeçari është kërkuar gjatë nga top skuadrat evropiane, por ai vendosi t’i mbetet besnik Neroazzurëve.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, derisa po diskuton për vazhdimin e saj. /Telegrafi/

Read Entire Article