Lazio është në kolaps. Sulmuesit nuk shënojnë, mbrojtja po pëson gola

11 months ago 15
Reklamë
Lazio
09:42 26/09/2023

Në epokën e tre pikëve që nga sezoni 1994/1995, vetëm në një rast Lazio kishte grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e para, dhe ka ndodhur në sezonin 2001/2002.

Tashmë pas 22 vitesh historia përsëritet. Barazimi ndaj Monza në Olimpico, vërteton krizën e skuadrës së Sarrit, që nuk di më të shënojë, por mbi të gjitha nuk di as të fitojë.

Në fillim të sezonit, Lazio mori vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet zyrtare në të cilat janë përfshirë mes Serisë A dhe Champions League. Problemi i Lazios mbetet ende ai i golave, sulmuesit janë në ngërç.

Vetëm pesë gola të shënuar në po aq ndeshje në Serie A. Një fakt që e shqetëson jo pak trajnerin Sarri.

Nga ana tjetër Lazio ka humbur kompaktësinë dhe qëndrueshmërinë mbrojtëse që e dalloi sezonin e kaluar 8 gola të pësuar në pesë javë kampionat. Shifra tmerri nga një mbrojtje që vitin e kaluar kishte arritur në 21 gola të pastra dhe tani duket se ka humbur rrugën.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article