Leao mendon largimin

7 months ago 11
Reklamë
22:39 06/02/2024

Eksperienca e Rafael Leãos te Milani duket se po shkon drejt fundit. Ylli portugez është i pakënaqur me performancën në këtë sezon dhe po mendon që të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër ekip. Sipas medias franceze “Foot Mercato”, sulmuesi i krahut dëshiron që të largohet nga “San Siro”, sepse ndien se nuk ka më çfarë të japë për fanellën kuqezi.

Interesim për 24-vjeçarin ka nga PSG, por ai nuk ka dëshirë që të rikthehet në Lig 1, e dëshiron që të provojë të tjera eksperienca. Leao ka porositur përfaqësuesit e tij të shikojnë me prioritet ofertat nga La Liga dhe Premier Liga. Në këtë sezon, lojtari i përfaqësueses luzitane ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 27 takime, shifra që janë larg atyre të vitit të shkuar me 16 gola dhe 15 asiste në 48 ndeshje.

Kontrata me Djallin atij i përfundon në verën e 2028-ës, ndërsa klubet e interesuara kanë të drejtën që ta blejnë në periudhën 5-15 korrik nëse paguajnë klauzolën prej 175 mln eurove. Te Milani nuk do ta ndalnin largimin e Leaos, pasi një shifër e tillë do t’i ndihmonte të bënin të tjera investime në merkato.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article