LeBron James vendos rekord në NBA

10 months ago 28
Reklamë
14:32 02/11/2023

Ylli i Lakers shënoi 35 pikë në derbin me Clippers në sezonin e 21-të në parket

Rekordet në basketboll duket se janë të lidhura të gjitha me LeBron James. Edhe pse gati për të festuar ditëlindjen e 39-të, ai e konfirmon veten mbret të koshit. LeBron James ishte vendimtar në fitoren e derbit që Lakers regjistruan ndaj Clippers, teksa shënoi 35 pikë në 42 minutat e tij në fushë. Kuotë që e regjistron sërish, në edicionin e 21-të në NBA amerikan.

Rekorde që vështirë se mund të thyhen, pasi tashmë LeBron James është lojtari i parë në histori që arrinë këtë kuotë pikësh në sezonin e 21-të, duke kaluar një legjendë si Dirk Novitzki, që kishte arritur të shënonte 30 pikë në 21 edicionet e tij në basketbollin amerikan. James tregoi se është absolut në parket, pasi dhuroi edhe emocione për tifozët, duke shënuar kosha spektakolar.

38-vjeçari kompletoi performancën edhe me 10 rebaund e 7 asistime, për të qënë i saktë në goditjet drejt koshit me 68.4%. Performancë që ndihmon mbretin e basketbollit për të tentuar të tjerë rekorde në sezonin numër 21-të të NBA amerikan.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article