Leçe arrin akordin për Ramadanin

1 year ago 22
Reklamë
12:59 03/08/2023

Aberdeen pranon ofertën e puljezëve, do të përfitojë 1.2 milion Euro nga shitja e lojtarit kuqezi

Pas gati një muaji negociata, Leçe ka arritur akordin me Aberdeenin për transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare Ylber Ramadani.

Një tjetër lojtar kuqezi do të luajë në Serie A në sezonin 2023-2024.

Futbollisti 27-vjeçar kishte arriur akordin me puljezët, por klubi skocez kishte refuzuar ofertën e bërë nga italianët prej 1 milion Eurosh.

Leçe e rriti shifrën në 1.2 milion Euro, shto këtu edhe 10% të vlerës në rishitjen e radhës, e kjo u pranua nga drejtuesit e Aberdeenit.

Ramadani do të firmosë kontratën e re, pasi të kalojë vizitat mjekësore.

Interesi, për mefushorin kuqezi kishte edhe Hellas Verona.

Paraqitja e mirë e bërë nga lojtari i përfaqësueses në sezonin e fundit e ka kthyer atë në një element të rëndësishëm të skuadrës skoceze, e ka ngjallur interesimin e dy klubeve italiane.

Aberdeen është në pritje të një ofertë nga klubi veronez, nisur nga interesimi për Ramadanin.

27-vjeçari luajti 44 takime me ekipin skocez në vitin e shkuar futbollistik, ndërsa ka edhe dy vite kontratë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article