Leçe zyrtarizon Ramadanin

1 year ago 31
Reklamë
20:20 04/08/2023

Leçe zyrtarizoi transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare Ylber Ramadani. Lojtari 27-vjeçar, i cili kaloi vizitat mjekësore, nënshkroi një kontratë tre vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon. Pas gati një muaji negociata, klubi puljez realizoi blerjen e 27-vjeçarit.

Në reagimin e tij në Instagram, Ramadani tha se ishte shumë i lumtur që u bë pjesë e këtij klubi të madh dhe është i paduruar që të japë shpirtin në fushë për këtë fanellë.

Pas refuzimit nga Aberdin të ofertës së parë, Leçe e rriti shifrën në 1.2 mln euro, shto këtu edhe 10% të vlerës në rishitjen e radhës, e kjo u pranua nga drejtuesit skocezë. Interesi, për mesfushorin kuqezi kishte edhe Hellas Verona.

Paraqitja e mirë e bërë nga lojtari i përfaqësueses në sezonin e fundit, ngjalli interesimin e dy klubeve italiane. 27-vjeçari luajti 44 takime me ekipin skocez në vitin e shkuar futbollistik, ndërsa ka edhe dy vite kontratë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article