Ledecky kalon Phelps

1 year ago 25
Reklamë
19:40 30/07/2023

Merr medaljen 16 individuale të artë në Botëror

Katie Ledecky tani është notarja me më shumë medalje të arta individuale në kampionatet botërorë. Amerikania kaloi bashkëkombasin e saj Michael Phelps me të artën e 16 të fituar në Botërorin që po mbahet në Japoni.

Koha e saj në garën e 800 metrave stil i lirë ishte 8 minuta, 8 sekonda e 87 të qintat. 26-vjeçarja hyri kështu në histori dhe ka ende kohë që të thellojë këtë rekord.

Kjo ishte hera e gjashtë që Ledecky fitonte garën e 800 metrave në një Kampionat Botëror. Ledecky gjatë karrierës së saj ka fituar 10 medalje në Lojërat Olimpike dhe 26 në Botëror duke e kthyer gruan më të suksesshme në garat e notit.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article