Ledion Liço humb durimin ndaj banorëve në transmetim direkt: Si nuk keni respekt – jeni si motorë të prishur, po na luani mendsh

8 months ago 19

Një skenë e tensionuar ka kapluar shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” kur një debat mes banoreve u shndërrua në një kaos verbal, duke shtyrë moderatorin e programit, Ledion Liçon, të humbasë durimin.

Incidenti ndodhi gjatë një momenti të nxehtë diskutimi mes Rikes, Eglës dhe Vesës, ku të treja shkëmbejnë fjalë të ashpra dhe flasin njëra mbi tjetrën në një orkestrim të zhurmshëm që la shikuesit të hutuar.

“Unë nuk e kuptoj nuk keni respekt për njëri-tjetrin more, realisht nuk po e kuptoj,” shpërtheu Ledioni nga lotë e emisionit, i lodhur nga mungesa e rregullit dhe harmonisë në komunikimin midis banoreve. “Jeni si motorë të prishur, po na luani mendsh. A ka mundësi të flisni me radhë?” vijoi ai, duke kërkuar që ata të ndalin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, në mënyrë që të lejohet një dialog konstruktiv.

Tensionet brenda BBVA janë një pjesë normale e dinamikës së grupit, por kur debatet bëhen aq të ashpra sa të mos lejojnë dialog, atëherë edhe drejtuesi i spektaklit ndjehet i detyruar të ndërhyjë.

Ky “shpërthim” i Ledionit ishte një përpjekje për të rikthyer rendin dhe për të krijuar një ambient ku të gjithë mund të ndajnë pikëpamjet e tyre në një mënyrë të organizuar dhe të kuptueshme.

Pas ndërhyrjes së moderatorit, banorët e BBVA u përpoqën ta ulnin tonin dhe të respektonin kërkesën për të folur njëri pas tjetrit, duke i dhënë kështu mundësi publikut që të dëgjojë dhe të kuptojë çdo pikëpamje. Ky incident mund të shërbejë si një kujtesë për banorët se pavarësisht debatit dhe pasionit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, respekti dhe dëgjimi janë çelësat për një komunikim efektiv. /Telegrafi/

Read Entire Article