Lefter Gështenja u transportua me urgjencë drejt spitalit, Korreshi: Prej kohësh ishte në terapi për hernien, por sot u dyshua për…

7 hours ago 25

Deputeti demokrat Lefter Gështenja u transportua me urgjencë sot nga salla e Kuvendit drejt spitalit, pasi shfaqi probleme shëndetësore, teksa Parlamenti ishte në seancë plenare.

Pamjet tregonin deputetin Gështenja teksa shoqërohej nga disa kolegë të tij, që e mbanin për krahësh duke e ndihmuar të lëvizte.

Po çfarë ndodhi me ligjvënësin demokrat?

Saimir Korreshi, deputet i PD-së, në rubrikën “Opinion” në News24 ka sqaruar problemin shëndetësor të kolegut Gështenja. Ai tha se fillimisht u dyshua për infakt, për shkak të dhimbjeve të forta që kishte deputeti Gështenja. Por pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar se Gështenja nuk kishte probleme me zemrën.

“Ishte në terapi për hernie diskale prej kohësh por sot u bllokua plotësisht.  Është dyshuar se sot mund të pësonte ndonjë infarkt,  u transportua në urgjencën e QSUT por gjendja  e tij është stabël dhe nuk ka gjë nga zemra”, tha Korreshi.

Ai u shpreh se gjendja shëndetësore ishte rezultat i dhimbjeve të forta dhe shokut që pëson trupi, duke krijuar dyshimet për probleme me zemrën. “Ishin dhimbje të forta që ai nuk ulej apo ngrihej dot”, rrëfeu Korreshi.

Biseda

Saimir Korreshi: Ka qenë në terapi për hernie diskale. Por kishte dhimbje në gjoks, dyshuam mos pësonte diçka tjetër, një infarkt dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e QSUT. Gjendja ishte stabël. Nga zemra nuk kishte gjë. Por dhimbjet nga hernia transferohen edhe në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje fizike. Nuk ndihej mirë me frymëmarrjen. Te dera sa del nga seanca plenare është këputur dhe e transportuan kolegët. Ambulanca është aty si çdo seancë. Por nuk kishim ku ta pozicionim se ai kishte dhimbje të forta, as nuk ulej as ngrihej dot. Ai mbante një brez.

Ola Bruko: Nuk kishte infermier?

Saimir Korreshi: Nuk di ta them tamam. Situata ishte shumë e shpejtë, pastaj pamë makinën aty jashtë. Ishte e menjëhershme. Më tepër ka qenë te besimi i kolegëve se sa te infermierët, siç hoqëm ne mbrëmë në darkë kur kërkuam Gardën e Republikës dhe ia kishin futur gjumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article