Legia ‘pushtohet’ nga lojtarët shqiptarë

7 months ago 12
Reklamë
14:13 29/01/2024

Gjigandi polak arrin akordin me Zyba, Ballkani përfiton 1.6 mln Euro nga shitja e futbollistëve

Pasi nderoi futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, Ballkani po shndërrohet gjithnjë e më shumë në protagoniste edhe në merkato. Skuadra suharekase ka konfirmuar shitjen e radhës të bujshme brenda këtij sezoni për të mbushur kështu edhe arkat. Qëndrim Zyba do të kalojë në radhët e Legias së Varshavës, për t’iu bashkuar kështu dyshes shqiptare, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.

Nga kjo marrëveshje, kampionët e Kosovës do të fitojë gjysmë milioni Euro nga shitja e mesfushorit të talentuar. Shitja e Zybës te Legia është e katërta që e bën skuadra suharekase brenda një viti në Europë duke fituar një shumë të konsiderueshme të parave. Shitjet nisën me Ermal Krasniqin, i cili në janarin e vitit 2023 nga Ballkani iu bashkua skuadrës rumune Kluzh për shumën e 300 mijë Eurove.

Vetëm gjashtë muaj pas largimit të Krasniqit, Ballkani bëri një tjetër shitje të rëndësishme në Rumani, kësaj radhe Albion Rrahmanin të cilën e shitën te Rapid Bukureshti për shifër rekord të futbollit kosovar 600 mijë Euro.

Meriton Korenica te skuadra turke Manisa solli 200 mijë Euro të tjera. Brenda 12 muajve, Ballkani ka arritur të arkëtojë shumën e 1,6 milionë Eurove nga shitjet e katër futbollistëve që tani janë edhe pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article