Legjenda e Liverpool kërkon që klubi të mos i ofrojë Salahut një kontratë të re

10 months ago 52

Një legjendë e Liverpoolit i ka bërë thirrje klubit që të mos i ofrojnë kontratë të re Mohamed Salah, përkundër faktit që po kalon nëpër një formë mjaft të mirë.

Ylli egjiptian mbetet i preferuari i Jurgen Klopp dhe këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në 12 paraqitje.

Salah u lidh me një largim gjatë afatit kalimtar veror, me klubin arab Al-Ittihad të cilët ishin tejet të interesuar për shërbimet e tij.

Ai vendosi që të qëndrojë në “Anfield”, por kontrata e tij skadon në vitin 2025. Skuadrat në Lidnejn e Mesme mbeten të interesuara për Salah dhe e kanë bërë një prioritet të afatit kalimtar.

Ikona e Liverpoolit, Mark Lawrenson, beson se Klopp duhet të lejojë largimin e Salah duke marrë parasysh moshën e tij. Ai do të mbushë 32 vjet verën e ardhshme dhe do të luajë vitin e tij të fundit të kontratës.

“Ata duhet ta lejojnë të largohet dhe të marrin paratë. Ju mund ta kuptoni kalimin e tij në Arabi për shkak të kombësisë së tij”, ka thënë fillimisht Lawrenson në një intervistë.

“E paramendoj se ai nënshkroi kontratën e tij të fundit, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh në Ligën Saudite. Jam i sigurt se klubi do të ishte i lumtur të thonin, ‘Faleminderit për shërbimin tuaj, ne do të marrim 100 milionë euro dhe ju gjithashtu do të merrni shumë para, paqi fat’”, shtoi ai.

Lawrenson, i cili fitoi pesë tituj të Kategorisë së Parë dhe Kupën Evropiane në vitet e 80-ta, beson se Liverpool tashmë do të kërkojë zëvendësuesin e tij.

“Unë mendoj se ana pozitive e kësaj është se Liverpooli do të jetë duke kërkuar përreth në treg tashmë për një zëvendësim. Ata do të kenë një listë të ngushtë të sulmuesve, por ata kanë tashmë katër sulmues në ekip, gjë që është e mirë kur Salah largohet, ata kanë opsione rezervë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article