Legjenda e Real Madridit, Paco Gento, tashmë ka katër shoqërues në atë që njihet si “vendi i atyre që kanë gjashtë trofe”

3 months ago 9
Reklamë

Paco Gento (1933-2022) nuk është më i vetëm në klubin mbretëror, sukses që e kishte arritur para 58 vitesh.

Ishte 11 maj 1966, kur Real Madridi ngriti Kupën e Evropiane të gjashtë në Bruksel. Që nga ajo ditë, Gento mund të bënte foton historike i rrethuar nga gjashtë trofe që i kishte fituar. Tani ai nuk është vetëm.

Më 1 qershor 2024, falë fitores në Wembley, janë katër lojtarë të tjerë që i përkasin atij klubi. Gento do të kishte dashur të hapte derën e hyrjes për ta, sepse të katër janë nga Real Madridi i tij. Trofeu i 15-të, sjelli të gjashtin për Nachon, Carvajalin, Modricin dhe Kroosin, shkruan Marca.

6️⃣✖️6️⃣✖️6️⃣✖️6️⃣#CHAMP15NS pic.twitter.com/cKBN4L099R

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 2, 2024

Tre të parat i përkasin brezit të Lisbonës, skuadrës që fitoi të dhjetën dhe i dha fund 12 viteve thatësi, një rrugëtim që duket i çuditshëm sot. I katërti në radhë, gjermani , i fitoi pesë me Real Madridin dhe një me Bayern Munich.

Për Nacho, kjo Ligë e Kampionëve është e tija. Për herë të parë ai filloi në finale dhe këtë e bëri si kapiten i ekipit të cilit iu bashkua në vitin 2001 si junior. I veshur me të bardha ka përjetuar gjithçka, por është dëshmitar dhe protagonist i diçkaje të jashtëzakonshme në historinë e klubit. Fotografia e Wembley është pjesa më e çmuar në muzeun e tij të veçantë. Momenti i tij i madh.

Dani Carvajal ka pasur ndoshta sezonin e tij më të mirë si lojtar i Real Madridit. Ai ka pasur të mira, por ky ka qenë sublim. Mbyllja ishte një goditje me kokë për historinë, goli që në Wembley hapi rrugën drejt “Decimoquinta”, apo të 15-tës siç e thonë spanjollët.

Përtej një aftësie për të shënuar gol, pjekuria e tij e ka vendosur atë në një pozicion autoriteti të nivelit të parë në dhomat e zhveshjes.

Image

Luka Modric ka bërë “tatuazh historinë” e Real Madridit në lëkurën e tij pa tatuazhe. Madridi ka një legjendë kroate, një futbollist i ardhur në vitin 2012 dhe i ka dhënë klubit gjashtë Kupa Evropiane. Ajo në Wembley mbetet finalja e parë ku ylli nga Zara nuk ishte titullar. Por figura e tij është aq e madhe sa dominon gjithçka.

Dhe mbetet Kroos . Lamtumira e tij nuk mund të ishte më e madhe. Kampion Evropian sërish. Ai nuk ishte në Lisbonë, sepse Real Madridi ia mohoi Bayern Municht të tij trofeun. Ai iu bashkua kauzës së bardhë në verën e 2014 dhe lë një gjurmë, thellësia e së cilës shpjegohet nga ajo që përjetoi javën e kaluar në lamtumirën e tij në “Santiago Bernabeu”.

Nga 1 qershori 2024, Paco Gento nuk është më unik. Dhe jemi të sigurt se ai është i kënaqur, shkruan Marca.

“Decimoquinta” vjen edhe për Lucas Vazquez. Ai ka pesë të tilla, ku ëndrra e tij sigurisht do të jetë të futet në këtë mes. /Telegrafi/ 

Read Entire Article