Legjionarët, gola dhe asiste në fundjavë

7 months ago 11
Reklamë
18:20 12/02/2024

Uzuni ndihmon në barazimin ndaj Barcelonës

Edhe pse jo me gol, Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Granadas në barazimin 3-3 me Barcelonën. Për 84 minuta lojë, sulmuesi shqiptar ishte i mbuluar nga të paktën dy mbrojtës të Barcelonës.

Megjithatë, ai pati mundësinë t’i shërbente skuadrës me një assist të dhënë në golin e dytë. Në Turqi, asisti i Sokol Cikalleshit përcaktoi golin e fitores për Konyaspor ndaj Ankaragucu. Ishin tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Ndërsa Rey Manaj realizoi një kryevepër ndaj Caykur Rizespor. Goli vlen 3 pikë dhe Sivasspor shpreson kupat e Europës. Sulmuesi i shpresave, Cristian Shpendi gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën e Cesena në fushën e Rimini. Golashënuesi më i mirë në grupin B të kategorisë së tretë të futbollit Italian me 15 gola.

Te goli u rikthye edhe Arbnor Muçolli. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në fitoren e skuadrës së tij, Goteborg 3-1 ndaj Brondby. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan të gjithë futbollistët e kombëtares A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article