Legjionarët në aksion! Roshi, Sadiku e Shpendi gjejnë golin

7 months ago 19
Reklamë
21:55 05/02/2024

Futbollistët kuqezi që luajnë në kampionatet e huaja kanë bërë paraqitje pozitive me ekipet respektive. Odise Roshi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e Sakariaspor ndaj Bandirmaspor në minutën e 68-të, duke i dhënë tri pikët vendasve.

Te goli u rikthye edhe Armando Sadiku që shënoi në barazimin 2-2 të Mohun Bagan ndaj East Bengal në kampionatin Indian të futbollit. Kristian Shpendi është kthyer në lojtarin kyç të Çezenës në Serie C. Sulmuesi i Shpresave shënoi golin e vetëm kundër Fermanës. 14 gola këtë sezon për 20 vjeçarin.

Edhe pse në ndeshje miqësore Taulant Seferi, Ernest Muçi dhe Mario Mitaj gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre. Armando Broja debutoi me skuadrën e re, Fulham në sfidën ndaj Burnley, ku luajti 20 minuta.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Adrian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj, ndërsa Bare, Uzuni, Muja dhe Cikalleshi e nisën nga stoli.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article