Lëndimi i De Jong, holandezi pritet t’i mungojë Barcelonës në gjashtë ndeshje – rrezikon edhe El Clasicon

11 months ago 13
Reklamë

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Celta Vigos me rezultat 3-2.

Katalunasit u rikthyen nga disavantazhi prej dy golave ku në 10 minutat e fundit me dy gola të Robert Lewandowskit dhe një tjetër të Joao Cancelos arritën t’i ndalin tre pikët në shtëpi.

Megjithatë katalunasit janë tronditur nga kjo sfidë pasi mesfushori holandez Frenkie de Jong ka mbetur i lënduar.

Holandezi u zëvendësua në pjesën e parë derisa pritet t’i mungojë për rreth një muaj Barcelonës.

26-vjeçari pritet t’i humbas gjashtë ndeshje me Barcelonën, por edhe grumbullimin me Përfaqësuesen e Holandës.

De Jong do t’i mungojë Barcelonës në katër sfidat e La Ligas si ndaj Mallorcas dhe Granadas në udhëtim dhe ndaj Sevillës dhe Athletic Bilbaos në shtëpi.

Ndërkohë dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që holandezi do t’i humbas janë ndaj Portos dhe Shakhtar Donetsk.

Rikthimi i tij në fushë pritet të jetë në El Calsico ndaj Real Madridit më 28 tetor, por mbetet në dyshim edhe për këtë duel. /Telegrafi/ 

Read Entire Article