Leo Messi prezantohet para tifozëve amerikanë

1 year ago 28
Reklamë
11:24 17/07/2023

Ylli argjentinas do të vazhdojë karrierën në MLS, ka firmosur me Inter Miami deri në Qershor 2025

Lionel Messi është prezantuar para publikut te klubit të tij të ri Inter Miami. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të vazhdojë karierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit, deri në Qershor të 2025-ës.

Në Fort Loderdejl në Florida tifozët e skuadrës amerikane kanë mbushur plot stadiumin për të parë nga afër prezantimin e superyllit argjentinas. Përveç Dejvid Bekam pronarit të Inter Majamit, i pranishëm në këtë prezantim ka qenë edhe Gabriel Batistuta një prej legjendave të futbollit argjentinas.

Mesi tregoi emocionet për kalimin te skuadra amerikane.

“Jam shumë i lumtur të nis këtë hap të ri në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është mundësi fantastike dhe bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur”.

Argjentinasi shtoi se është i vendosur që të nisë të japë ndihmën e tij në shtëpinë e re. Messi do të jetë në dispozicion të Inter Miami që nga 21 Korriku, ku ekipi do të përballet në Leagues Cup kundër meksikanëve të Cruz Azul.

36-vjeçari konsiderohet ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Messi vendosi që të mos vazhdonte bashkëpunimin me PSG ku luajti për dy sezone. Ai do të bëhet pjesë e një skuadre, e cila gjendet në vend të fundit në Konferencën e Lindjes.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article