Letra e Bardhit për Begajn, Rama: Nuk ulemi me opozitën për komisionet hetimore. Ligji, sipas modelit gjerman

9 months ago 11
15:30 10/01/2024

Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi Presidentit Bajram Begaj që të kthejë për rishqyrtim ligjin për komisionet hetimore.

I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se mazhoranca nuk është e gatshme që të ulet me opozitën nëse Presidenti e kthen për rishqyrtim këtë çështje. Ai tha se nuk do të negociohet modeli gjerman që është bazuar ligji.

Pyetje: Nëse presidenti e kthen këtë ligj a është e gatshme shumica socialiste që të ulet me…

Edi Rama: Jo!

Pyetje: Ta çoj pyetjen deri në fund.

Edi Rama: Jo, nuk është. Ligji është bërë bazuar mbi modelin bazë nga i cili u ndërtua ai ligj qysh në fillesë, por për arsye që janë të panjohura për mua, modelit bazë, modelit gjerman i janë hequr komponentë të rëndësishëm për integritetin e një procesi hetimor parlamentar. Këto komponentë janë futur aty dhe ne nuk negociojmë dot modelin gjerman me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin si shqiptarë dhe si qytetarë dhe që janë në kërkim të modelit të tyre./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article