Leverkusen nuk fal Gladbach, kreu dy pikë larg

7 months ago 31
Reklamë
22:40 03/02/2024

Bayer Leverkusen rikthehet tek fitorja në Bundesligën gjermane. “Aspirinat” fituan pastër 2-0 ndaj Darmshtadit për të koleksionuar kështu trepikëshin e 16-të këtë sezon. Sukses ka shumë vuajtje për skuadrën e Alonsos, teksa tregoi se nuk ka rival këtë edicion, pasi në 20 takime të luajtura nuk ka pësuar asnjë humbje. Për Darmshtad nuk u aktivizua mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula. Me këtë fitore, Leverkusen mban kreun të distancuar me 2 pikë më shumë se Bayern Munich.

Bavarezët e nisën në malore ndaj Gladbach, gjithsesi gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysur shifrat në 3-1. I riu Pavlovic vendosi fillimisht ekuilibrat, teksa në fraksionin e dytë, Bayern gjeti edhe golat e fitores. Harry Kane po konfirmohet gjithnjë e më shumë vendimtar me golat e tij. Anglezi udhëheq garën me 24 realizime, për të qenë kandidat i vetëm për “Këpucën e Artë të Bundesligës”. Tek goli u rikthye edhe De Ligt, i dyti për holandezin këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article