Lewandowski i jep fitoren Barcelonës

7 months ago 12
Reklamë
14:42 18/02/2024

Katalanasit mundin në shtesë Celta Vigo dhe i përgjigjen suksesit të Atletico-s

Barcelona mori një fitore në frymën e fundit kundër Selta Vigos në transfertë në sfidën e javës së 25 të La Liga-s. Katalanasit e nisën me vrull sfidën. Goli erdhi në fund të pjesës së parë nga Levandovski. Por ekipi i Rafa Benitezit u përgjigj në nisje të 45 minutave të dyta, duke barazuar me Iago Aspas.

Në vazhdim, për ekipin e Çavi Hernandezit ishte e vështirë që të gjente hapësirat. Episodi që vendosi sfidën ishte një penallti, që u kthye në gol nga Levandovski në minutën e 97. Katalanasit shkojnë në 54 pikë në vend të tretë, 3 më shumë se sa Atletiko Madridi në renditjen e La Liga-s.

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez dha opinionit e tij për suksesin e marrë në transfertë.

“Ne dominuam! Por ne luftuam për të krijuar raste në zonën kundërshtare dhe Selta punoi shumë në mbrojtje. Është një triumf i vuajtur, por i mirëpritur. Më dhanë një statistikë sipas së cilës ne do të ishim liderë bazuar në rastet e krijuara.”

Atletiko Madridi shkatërroi në “Metropolitano” Las Palmas me rezultatin 5-0 dhe rigjeti besimin përpara sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Interit. Pas 25 javësh, “Los kolçoneros” shkojnë në kuotën e 51 pikëve në renditje, ndërsa Las Palmas ka 35 pikë në mes të tabelës së La Liga-s.

Në sfidat e tjera Osasuna mundi Cadiz 2-0, ndërsa Valencia barazoi pa gola me Sevijen.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article