Lewandowski synon të arrijë një rekord të ri në sfidën ndaj Royal Antwerp

1 year ago 48
Reklamë

Robert Lewandowski nuk ka pasur një fillim të mirë të sezonit, por ai ka dhënë shenja se më e mira mund të jetë duke ardhur, veçanërisht gjatë javëve të fundit.

Reprezentuesi polak ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit për klubin dhe kombëtaren, që do të thotë se ai ka shënuar në tri takimet e fundit për Barcelonën.

Lewandowski do kërkoj ta vazhdojë këtë rekord edhe këtë të martë, ku Barcelona do të jetë nikoqir i Royal Antwerp në ndeshjen e parë të tyre të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit konsiderohen favorit të padiskutueshëm në këtë takim, andaj 35-vjeçari padyshim që do t’i ketë mundësitë e tij që të futet në listën e realizatorëve.

Nëse ai e bën këtë, do të arrinte një rekord të ri personal.

Lewandowski qëndron momentalisht në kuotën e 99 golave në kompeticione evropiane gjatë karrierës së tij. Goli i radhës, do të thoshte se ai do kapte shifrën e 100 golave, diçka që ai po synon ta arrijë sa më parë./Telegrafi/

Read Entire Article