Lewis Hamilton i dyti më i paguar në F1

7 months ago 38
Reklamë
23:45 05/02/2024

Britaniku me pagë 60 milion Euro te Ferrari, kryeson Verstappen

Ëndrra që Ljuis Hamilton kishte që në fëmijëri do të bëhet realitet. Nga viti 2025, piloti anglez që ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e Formula 1, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher prej 7 titujsh të fituar, do të garojë për Ferrarin. 

Në moshën 40-vjeçare, Hamilton është gati të rikthehet në lojë, duke filluar nga e para në një ekip të ri dhe duke lënë pas një histori shumë të gjatë dashurie me Mercedesin, i cili në këto 12 vite e ka çuar atë në majën e Olimpit të këtij sporti.

Bindja e britanikut ka qenë ndoshta ndër më të lehtat për Ferrarin, që tashmë synon të rikthehet edhe njëherë protagoniste në garat e shpejtësisë. Sipas asaj që raportohet në media, Hamilton do të jetë edhe ndër pilotët më të paguar. Bëhet fjalë për shifra që kapin vlerën e 60 milionë Eurove në vit për të, por që këto shuma natyrisht që do jenë edhe më të larta.

Përllogaritet që fitimet për të gjatë periudhës ku do të pilojë Ferrarin të shkojnë deri në 100 milionë Euro, ku këtu përfshihen edhe bonuset për përformancën në pistë si dhe të drejtat e imazhit. Më i paguari në Formula 1 do mbetet sërish Max Verstappen, i cili përfiton rreth 65 milionë Euro vetëm nga marrëveshja me skuderinë austriake.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article