Liberalizimi i vizave/ Hasani: Hap i vonuar. I dobishëm për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

9 months ago 25
14:08 01/01/2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka uruar që të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se ky është një hap i vonuar që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë”, shkruan ministri Hasani./tvklan.al

Today is a good day for #Kosova as its citizens finally start benefiting from the long-awaited and well deserved visa liberalization with the European Union.

An overdue step, that is not only beneficial for Kosova, but for the entire Western Balkans region and the EU.

Happy… pic.twitter.com/QwdBsfOtvn

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 1, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article