Liberalizimi i vizave për Kosovën, deputeti i PD: Mundësi e merituar dhe e privuar

9 months ago 8

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është bashkuar urimeve me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se viti 2024 nis me këmbën e djathtë për Kosovën.

MESAZHI
Kosova me prane Europes; 2024 fillon me “kemben e djathte”!
Kosovaret nga sot udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen!
Nje mundesi kjo e shume pritur, e merituar dhe realisht e privuar gjate.
Sidoqofte me mire “vone se kurre”!
Urimet me te mira!
Urime gjithashtu per ta perdorur kete “hapesire” si nje mundesi identifikimi europian.
Edhe per te europianizuar e zhvilluar me tej ate vend, jeten aty.
Jo thjesht per te permiresuar jetesen duke e braktisur ate vend…
Si fatkeqesisht po ndodh me Shqiperine!
Nje zhvillim tejet pozitiv, i domosdoshem, i nevojshem ky i sotmi per Kosoven e Rajonin, por qe duhet “perdorur” me racionalitet tashme.
Urime!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article