Liga e Kampionëve, Luis Enrique: Jemi përgatitur për Sociedad

7 months ago 16
Reklamë
22:00 13/02/2024

PSG do të presë në “Park de Prins” në sfidën e parë të raundit të 16-ve të Ligës së Kampioneve Sociedadin.
Trajneri i parisienëve Luis Enrike tha në konferencën për shtyp se kundërshtari është një ekip i balancuar që ka dhuruar një futboll të mirë në vitet e fundit.

“Ne po kalojmë një proces njohjeje që ka zgjatur disa muaj dhe e ndjejmë se jemi të përgatitur. Synojmë të jemi më mirë se sa Sociedadi. Kjo do të thotë që duhet të jesh i përgatitur. Gara tani krejtësisht ndryshe, vijimësia nuk shpërblehet më! Tani, në dy ndeshje, duhet të jesh në formën më të mirë se rivali, e ky kompeiticon është i veçantë.”

Ndërsa mesfushori i PSG Fabian Ruiz tha se e njeh Sociedadin mirë, luan një futboll të organizuar dhe ka lojtarë cilësorë në përbërje. Parisienët ndodhen në raundin e të 16-ve për herë të 12 radhazi. mSociedad vjen në këtë takim me 384 minuta pa shënuar gol.

Mikel Ojarzabal është në dyshim për të luajtur në sulm, pasi pësoi një dëmtim muskulor në fillim të këtij muaji. Hamari Traore, Robin Le Normand, Brais Mendez dhe Ander Barrenet-ksea u lanë në stol në humbjen në fundjavë ndaj Osasunas dhe priten të jenë në fushë kundër parisienëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article