Liga e Parë – grupet A dhe B: Kryesojnë Vjosa dhe Dinamo

1 year ago 67
Reklamë

Liga e Parë e Kosovës në të dyja grupet A dhe B ka zhvilluar ndeshjet e javës së katërt ku nuk kanë munguar rezultatet.   

Dinamo e Ferizajt ka marrë fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Trepçën me rezultat 3-2.

Fitore para adhuruesve të vet ka marrë edhe Suhareka 2-0 ndaj Phoenix si dhe Drenica që ka mposhtur Rahovecin 2-1.

Ndërkohë tre pikë në udhëtim i kanë arkëtuar Trepça ’89 pas fitores 0-3 në udhëtim te Rilindja si dhe Istogu që ka befasuar Vëllaznimin me rezultat 0-1.

Në krye të Grupit A në Ligën e Parë është Dinamo me 10 pikë i ndjekur nga Suhareka me nëntë sosh.

Ndërkohë sfida shumë interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B, ku Prishtina e Re ka fituar derbin ndaj Ferizajt në udhëtim me rezultat 2-4.

Ka qenë një javë ku kanë triumfuar skuadrat në udhëtim pasi Ulpiana mori tre pikë 1-3 pas fitores në shtëpinë e 2 Korrikut.

Flamurtari u turpërua në derbin e kryeqytetit pasi u mposht nga Ramiz Sadiku 1-5.

Fitore në udhëtim mori edhe Vjosa te Kika 0-2, derisa Vushtrria dhe Vllaznia luajtën baras 0-0.

Vjosa është në krye të tabelës me 12 pikë, derisa ndiqet nga Prishtina e Re dhe Ulpiana që kanë nga nëntë sosh.

Grupi A – renditja dhe rezultatet

Grupi B – renditja dhe rezultatet

Read Entire Article