Ligji/ Fondet e bashkive për librin të patjetërsueshme e të detyrueshme, librat nga arkat shkojnë drejt rretheve

10 months ago 48

Balkanweb app Get it on Google Play

Amendimet në ligjin për librin do ti bëjnë të patjetërsueshme fondet e bashkive për librin. Në një konsultë publike, ministrja tha se do të shihte edhe çështja e librin elektronik dhe tejmbushja e Bibliotekës Kombëtare duke çuar libra në rrethe.

Në kuadër të rishikimit të ligjit për librit është mbajtur këtë të premte një konsultim publik mes ministres së Kulturës, Qendrës së Librit dhe botuesve. Një prej propozimeve më të rëndësishme ka të bëjë me bibliotekat në rrethe.
“Fondet e bashkive për librin tashmë do të jetë të patjetërsueshme”, tha Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit.

Tejmbushja e bibliotekës kombëtare e cila nuk ka më vend për kartonët e bananeve me libra, veç po të zëmë edhe derës siç tha drejtori Piro Misha, duket se do të marrë zgjidhje duke ndarë 5 kopjet e çdo botimi që tashmë do të ndahen mes saj dhe rretheve.

“Politikat e ministrisë së Kulturës për librin janë të qarta. Nëse Biblioteka Kombëtare ankohet se nuk ka më hapësira për librin, bibliotekat e rretheve vuajnë për tituj të rinj. Në këtë pikë, duhet parë se si 5 kopjet që dorëzohen nga çdo botim mos të mbeten të gjitha në Bibliotekën kombëtare, por 2 prej tyre të shkojnë në bibliotekat e rretheve, në librari ose në qendra komunitare”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shtoi se edhe ccwshtja e librit elektronik do të gjejë vend në amendimet ligjore ndërsa kreu i shoqatës së botuesve kërkoi një drejtori për librin siç ka qenë para 2014-ës.
Mbrojtja nga pirateria dhe detyrim për televizionet që marrin buxhete publike që të kenë orare të dedikuara për libri qe një tjetër propozim në konsultën publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article