Ligji i luftës me Greqinë/ “Do me shku mirë me komshiun, ngrije pak gardhin”, Shehi: S’na duhet patriotizmi ekstrem e patetizmi politik, por sytë nga Brukseli!

3 months ago 8

Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit teksa përshëndeti nismën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, theksoi se shqiptarëve nuk iu duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik.

Ai tha se të dy vendet duhet të sheshojnë problematikat, ndërsa sytë e Shqipërisë duhet të jenë nga Brukseli.

“Greqia nuk i shpalli luftë Shqipëirsë, por Ccamërisë. Ka ardhur koha që ky ligj të hiqet, por mos të keqpërdoret. Zoti Rama i bën një koncesion patriotizmash shqiptare, në mënyrë që të rreshtohemi pak nga krahu tjetër. Por nuk duhet të jetë kjo filozofia. Kemi pasur me Greqinë të gjithë zigzaket tona. Ka mbetur çështja e detit. Kemi pasur ligjin e luftës dhe çështje e pronave çame. Këtë çështje duhet ta përmendim. Ka shumë shqiptarë që janë integruar në Greqi, pasi janë garancia që marrëdhënies mes dy vendeve do të përmirësohet. Këto probleme kanë qenë dhe 30 vjet më parë. Edhe mua më pëlqen ajo fryma e deklaratës.

Nuk na duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik, për ta kujtuar të kaluarën duke qarë, pasi nuk ka vlerë në politikë. Duhet të bëjmë një real politik me Greqinë. Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë. Ne duhet të bindin veten dhe ta ushqejmë me rrugëtimin drejt Brukselit, pasi është e vetmja alternativë e Shqipërisë më e mirë. Duhet të kemi kurajon që t’i sheshojmë problemet me Greqinë. Rruga që kemi bërë sot, është që të sheshojmë këto pengesa. Në Shqipëri ka një shprehje; do me shku mirë me komshiun, ngrejë pak gardhin.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article