Linda Hamilton thotë se nuk do të kthehet më në “Terminator”

8 months ago 8

Linda Hamilton nuk do të kthehet më si Sahar Conor.

Gjatë një interviste të fundit me Business Insider, Hamilton tregoi se si ndihet për rikthimin e “The Terminator”, por thekson se koha e saj ka mbaruar për këtë film.

“Mbarova. Mbarova. Nuk kam asgjë për të thënë më shumë. Historia u tregua dhe u bë deri në vdekje”, tha ajo.

Foto: Getty Images

Aktorja filloi të luante personazhin në pjesën e parë të ekskluzivitetit në 1984.

Ajo vazhdoi edhe në rolet: “Terminator 2: Judgment Day”, “T2-3D: Battle Across Time”, “Terminator Salvation” dhe së fundmi “Terminator: Dark Fate”.

Foto: Getty Images

Që nga shfaqja e saj e parë në ekran, Sarah Connor është kthyer në një ikonë mes fansave të ekskluzivitetit.

“Me të vërtetë ndihem sikur Sarah Connor nuk është një ikonë. Ajo është një grua në ferr. Ajo bën disa zgjedhje vërtet të këqija. Ajo nuk është një nënë e mirë, ajo është një luftëtare e mirë”, ajo tha.

Linda Hamilton

“Kështu që ju përpiqeni të analizoni detajet dhe shkoni, “Epo, ata respektojnë forcën dhe fuqinë e saj, dhe unë krijova një luftëtare, por ajo është shumë e papërsosur”.

Jashtë “Terminator”, ylli është shfaqur në një numër filmash dhe seriale televizive të njohura.

Linda Hamilton

Së fundmi, ajo mori një rol në sezonin e pestë dhe të fundit të “Stranger Things”. /Telegrafi/

Read Entire Article