Lionel Messi ‘çmend’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës

10 months ago 46
18:00 27/11/2023

MLS rrit çmimet e biletave për vitin e ardhshëm, abonimi te Inter Miami deri në 10 mijë Dollarë

Efekti Lionel Messi vazhdon të ndikojë në MLS. Sezoni i ardhshëm pritet të jetë akoma dhe më fitimprurës për skuadrat në futbollin amerikan. Gjithçka lidhet me emrin e argjentinasit, tashmë fituesi tetë herë i “Topit të Artë”.  

Kampioni i Botës është kthyer në një atraksion në Amerikë, diçka që po shfrytëzohet maksimalisht nga Inter Miami dhe jo vetëm. Klubet kanë përfituar duke rritur çmimet e biletave sa herë që kanë përballje me skuadrën nga Florida. Kjo histori do të zgjas edhe në vitin 2024.

Fanatikët e klubit të Columbus paguajnë mesatarisht 40 dollarë për një vend në stadium, teksa tashmë parashikohet se takimi me Inter Miamin e Messi do kushtojë midis 382 dhe 679 Dollarëve. Ofertës për tifozët nuk i ka shpëtuar as Nju Jork Red Bull. Së bashku me biletën, ata do të përfitojën edhe aksesor të skuadrës në ndeshjen e parë të tyre në shtëpi.

Por nëse ajo është kundër Inter Miami, oferta do binte poshtë dhe do të hynte në fuqi në ndeshjen e dytë si vendase. Rritje të çmimit do të ketë edhe prej tyre, faktor që duhet të shfrytëzohet në maksimum. Tashmë me Messin në skuadër, rritja varion mes 46 dhe 82% për abonimet sezonale, me koston që varion nga 800 deri në 10 mijë Dollarë.


Të ngjashme

Read Entire Article