Lionel Messi ekzalton Inter Miami, shënon gol ne debutim

1 year ago 27
Reklamë
11:35 22/07/2023

Debutim ëndrrash për Lionel Messin me fanellën e Inter Miami. Sulmuesi argjentinas i hedhur nga stoli në minutën e 54-të ishte fenomenal për skuadrën nga Miami duke shënuar golin e fitores 2-1 në duelin me Cruz Azul.

Diferenca në fushën e lojës ishte e dukshme e Inter Miami kundrejt skuadrës meksikane, në duelin e vlefshëm për Kupën e Ligës për zonën e Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Messi ekzekutoi me mjeshtëri një goditje nga dënimi nga rreth 25 metra, për të ekzaltuar mbi 20 mijë spektatorët në shkallët e stadiumit dhe miliona në shtëpitë e tyre. Festa ishte e madhe, me Messin që nuk kurseu as përqafimet për familjen.

“E dija se duhej të shënoja. Ishte fundi i sfidës dhe duhej të shënoja për të shmangur penalltitë”, tha Messi shkurtimisht pas sfidës.

Debutimi i Messit te Inter Miami mbërriti 16 vite pasi Beckham luajti ndeshjen e tij të parë në MLS me Los Angeles Galaxy. Në këtë duel luajti edhe blerja e re, Sergio Busquets, me spanjollin që vendosi ekuilibrat në mesin e fushës, duke ndihmuar Inter Miami për të shkuar tek fitorja. Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article