Lionel Messi mungon në stërvitjen e Inter Miamit para finales ndaj Dynamo Houston

11 months ago 18
Reklamë

Lionel Messi ka munguar në seancën stërvitore të Inter Miamit këtë të martë, teksa ekipi po përgatitet për finalen  e “US Open” ndaj Houston Dynamo.

Prezenca e Messit mbetet në dyshim në këtë finale pas lëndimit që pësoi në pauzën me kombëtare me Argjentinën. Ekipi u stërvit të martën por Messi nuk mori pjesë në të.

Fituesi i Kupës së Botës u pa në qendrën stërvitore duke biseduar në telefon, por jo duke u bërë gati të futet në fushë.

Update from Inter Miami training: Lionel Messi, Jordi Alba are not out there on eve of US Open Cup final. @MiamiHerald @HeraldSports @InterMiamiCF #InterMiamiCF #Messi𓃵 #MLS #USOpenCup pic.twitter.com/1VYm5UTuPp

— Michelle Kaufman (@kaufsports) September 26, 2023

Drejtuesit e klubit amerikan shpresojnë që Messi mund të luajë të paktën disa minuta në këtë ndeshje, kur dihet impakti i tij që kur u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në afatin kalimtar veror nga PSG-ja.

Messi tashmë ka fituar një trofe me Inter Miamin dhe një triumf ndaj Houston Dynamos do ta shtonte edhe një trofe në sirtarin e klubit.

Ndeshja mes Inter Miamit dhe Houston Dynamos në kuadër të finales së “US Open” do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin “DRV PNK”, dhe mbetet të shihet nëse Messi do të jetë ne dispozicion për këtë sfidë./Telegrafi/

Read Entire Article