Lionel Messi nuk luan, organizatorët në Hong Kong dalin me humbje

7 months ago 10
Reklamë
14:30 11/02/2024

Mungesa e Lionel Messi në miqësoren e Inter Miami kushton shtrenjtë për organizatorët.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Bloomberg”, ata që kishin planifikuar testin mes skuadrës amerikane dhe ekipit më të mirë të kampionatit në Hong Kong do rimbursojnë tifozëve me rreth 7 milionë euro.

Një biletë kushtonte rreth 600 euro, ndërsa Messi u aktivizua me Inter Miami në miqësoren e pak ditëve më pas në Japoni. Kjo ka rritur akoma dhe më shumë zemërimin ndaj 36-vjeçarit.

Polemikat e shkaktuara nga publiku për mosprezencën e kampionit të botës në këtë event kanë detyruar organizatorët që të marrin një vendim të tillë.

Organizatori gjithashtu zgjodhi të mos fitojë gati 15 milionë euro nga qeveria e Hong Kongut të planifikuar për këtë ngjarje. Ajo që duhet të ishte një fitim prej rreth 1.5 milionë, u përkthye në një humbje prej 5 milionë euro.

Edhe imazhi i Messi në Lindjen e Largët ka nisur të zbehet, pasi shumë kompani kanë dalë hapur se nuk duan të kenë argjentinasin si ambasador të tyre. Inter Miami e justifikoj mungesën e kampionit të Botës për shkak dëmtimi, ndërsa nënvizoi se stafi mjekësor tentoi ta rikuperonte deri në minutën e fundit.

Megjithatë, justifikimet nuk janë bindëse në Kinë, që tashmë ka anuluar dy miqësore të muajt mars, ku prezente do ishte kombëtarja e Argjentinës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article