Lionel Messi nuk shkëlqen, Inter Miami ndërpret ecurinë pozitive

1 year ago 25
Reklamë
13:15 31/08/2023

Barazimi i parë me argjentinasit në skuadër

Rikthimi i Lionel Messit si titullarë nuk ka sjellë frytet e duhura te Inter Miami. Skuadra e Tata Martino dështoi për të shënuar fitore për herë të parë që prej mbërritjes së argjentinasit në skuadër, duke ngecur në barazim pa gola 0-0 ndaj Nashville (Nejshvill). 36-vjeçari kishte iniciativën në fushën e lojës, gjithsesi aksionet e krijuara për shokët e skuadrës nuk u konkretizuan në gol. Messi tentoi 7 herë portën rivale, por nuk arriti të zgjidh ngërcin e kësaj sfide, që ndali serinë prej 9 fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet të skuadrës nga Florida. Barazim që do të thotë se Inter Miami nuk shkon tek fitorja që prej mbërritjes së Messit në skaudër në muajin Korrik.

Klubi nga Florida mbetet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes me 22 pikë pas 24 sfidash, ecuri që rrezikon t’i lë jashtë garës për titull. Shtatë skuadrat më të mira kualifikohen automatikisht nga secila prej konferencave Lindore dhe Perëndimore në fund të sezonit të rregullt, për të luajtur më pas duelet play-off nga ku do përcaktohet edhe kampioni i Mexhor Ligë Soker. Që prej kalimit të tij në SHBA, Messi ka shënuar 11 gola në 9 ndeshje, teksa ndihmoi skuadrën që të fitonte edhe trofeun e parë në histori, atë të Kupës së Ligës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article