Lirimi i Goxhajt/ “Krimet monstruoze të Serbisë në Kosovë s’mund të amnistohen”, Idrizi: Asnjë arsye që shqiptarët të përfundojnë në Hagë

11 months ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Pas vendimit sot të Apelit që liroi nga qelia ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, vjen reagimi nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit përshëndeti vendimin, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë ish-luftëtarë të UÇK-së në Hagë.

REAGIMI I IDRIZIT
Më në fund një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë, ai i mos ekstradimit të ish – luftetarit të UCK -së, Dritan Goxhaj. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë më ish – luftëtarë të UCK-së në Hagë.
E pa drejtë dhe e pandershme që në Gjykatë Speciale në Hagë, ndodhen udhëheqësit e luftës për lirinë e Kosovës,
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, etj, kurse të lirë janë ish ministri i propagandës së Milosheviçit, Vuçiç dhe me qindra kriminelë lufte.

Krimet monstruoze të Serbisë në Kosovë, me mijë të vrarë, të zhdukur, të përdhunuar e deportuar, nuk mund të amnistohen kurrë. Dritan Goxhaj i bën nder çdo shqiptari, prandaj lirimi i tij është një lajm i mirë dhe i drejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article