Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë pas sulmit terrorist

11 months ago 11
Reklamë

Prokuroria e Kosovës njofton se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes janë liruar.

Sipas prokurorisë, lirimi është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mëngjesin e së dielës të 24 shatorit në një sulm terrorist nga një grup serb është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Pas këtij rasti policia ndërmori një operacion, ku si rezultat kanë mbetur të vrarë tre nga sulmuesit, kurse dy të tjerë janë plagosur.

Top Channel

Read Entire Article