Lirohet Durim Bami, gjykata e Dubait rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradim

1 month ago 9
Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar mbrëmjen e sotme se është lënë i lirë Durim Bami, i cili ishte arrestuar nga autoritetet e Dubait në muajin qershor.

Durim Bami është një nga personat më të kërkuar ën Shqipëri, dhe aps arrestimit të tij në Dubai, autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij, popr gjykata e Dubait ka vendosur ta lëjë të lirë.

Lexo edhe :

Related Posts

Bami ishte shpallur në kërkim për dosjen “Revanshi”, ku Bami akuzohet për një sër veprash penale.

GJKKO në 15 maj të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Durim Bami u shpall në kërkim në kuadër të dosjes Revansh të hetuar nga SPAK. Bami akuzohet për planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Tori Xhecukës, dhe Erigers Mihasit. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe bashkëpunimi i dyshuar mes Durim Bamit me ish-efektivin e RENA-s Altin Moria për kultivimin e kanabisit në Nikël.

SPAK në kuadër kësaj dosje kërkoi arrestimin e 50 personave, mes të cilëve ishin dhe Durim Bami, ish-deputeti I PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Endrit Dokle si dhe personazheve të tjerë të botës së krimit.

Nga 50 personat të përfshirë në këtë dosje, 16 prej tyre kishin thurur plane për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. /vizionplus.tv

Read Entire Article