Lista e Grimës për dy sfidat e fundit

10 months ago 45
22:43 25/11/2023

Kombëtarja e femrave do të përballet me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë në Ligën e Kombeve

Kombëtaren shqiptare të vajzave e presin dy sfida vendimtare në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë.

Trajneri i kuqezezave, Armir Grima ka shpallur edhe listën me emrat e 20 futbollisteve që do të grumbullohen, ndërsa objektivi janë pikët maksimale që do të ndikojnë në renditjen e Shqipërisë në grupin B1 të Ligës B.

Grumbullimi i vajzave nis nga e hëna, ndërsa në listë ka risi. Vesa Paqarizi dhe Fortesa Berisha i bashkohen skuadrës pas pajisjes me pasaporta shqiptare.

Rikthehet me ekipin edhe Esi Lufo, e cila është transferuar në ekipin e Rivers FC në Kanada.

Sa i përket pjesës tjetër të lojtareve të grumbulluara, nuk ka ndryshime.

Përfaqësuesja nga 27 Nëntori do të zhvillojë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Më 1 Dhjetor, kuqezezat do të përballen me Irlandën e Veriut në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00.

Më 5 Dhjetor do të luajë ndeshjen e fundit në grup, ndaj Hungarisë në transfertë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article