Liverpool mposht Chelsea në Merkato

1 year ago 18
Reklamë
20:00 11/08/2023

Akord me Caicedo për 110 milion Paund, 21-vjeçari më i kushtueshmi në Premier League

Liverpool shënon fitoren e parë ndaj Chelsea. Nuk bëhet fjalë për duelin që do të luajnë këtë fundjavë në kuadër të kampionatit, por atë në merkato. ‘The Reds’ kanë prenotuar për sezonin e ri mesfushorin e Brajton, Moises Kaisedo.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Liverpool ka bindur pulëbardhat për të lënë të lirë ekuadorianin për shifrën rekord të 110 milionë Paundëve. Një nënshkrim rekord për Liverpool, që garanton kështu shërbimet e një prej mesfushorëve më të mirë në Premier League angleze.

Blerja më e kushtueshme në historinë e kampionatit anglez, që thyen edhe atë të paguar nga Chelsea për Enzo Fernandez te Benfika në muajin Janar. Goditja e tretë në këtë merkato nga ana e Liverpool, që forcon kështu mesin e fushës për të tentuar kështu titullin në sezonin e ri. Jurgen Kloop do të ketë në dispozicion 21-vjeçarin, i cili ishte kthyer në një lojtar kyç në radhët e Brajton. Në 37 sfidat e kampionatit, ai ka shënuar 1 gol dhe dhuruar një asistim.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article