Liverpul në gjysmëfinalen e kupës, Leverkusen i pandalshëm, Bayern e ndjek hap pas hapi

9 months ago 10
Reklamë

Liverpul u kualifikua për në fazën gjysëmfinale të kupës së ligës në Angli pasi mundi me gola e spektakel në fushën e vet Uest Ham me rezultatin 5 me 1. Dominik Zhoboshlai ishte ai që shënoi në pjesën e parë për të kuqtë.  Në pjesën ë dytë pastaj shou u skuadrës së Jurgen Klop. Xhons 10 minuta pas nisjes së kësaj pjesë i çoi shifrat në 2 me 0, ndërsa në minutëne 71 Gakpo mbylli historine e kesaj cerekfinaleje.

Në minutëne  77 goli i parë i miqve me Bouen, ishte vetëm një iluzion, asgjë më teper, pasi Liverpool shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Salah dhe sërish Xhons për të vijuar pretendimin e fitimit të trofeut në këtë kompetecion.

Në Gjermani, Bajer Leverkusen vazhdon rrugetimin e pabesueshëm në krye të kampionatit. Skuadra e Xabi Alonsos fitoi dhe në javën e 16 duke mundur lehtësisht Bohum në shtëpi 4 me 0. Spektakel i çekut Patrik Shik, autor i tre golave në këtë sukses.

Leverkusen kryeson me 42 pikë, falë 13 fitoreve dhe 3 barazimeve deri më tani, pa asnjë humbje ne bundeslige. Bajerni i Mynihut është 4 pikë larg falë fitores në fushën e Volfsburg. Musiala dhe Kane e kaluan në avantazh të dtyfishte skuadrën bavareze. Të zotët e shtëpisë ndonëse shkurtuan në fundin e pjesës së parë me anë të Arnold nuk mundën ti marrin asnjë pikë kampioneve të Gjermanisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article