Llapi luan vetëm për fitore në udhëtim te Fushë Kosova, formacionet zyrtare

8 months ago 5

Fushë Kosova dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapi do të luajë në udhëtim te Fushë Kosova në ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga dy fitore radhazi në pranverë dhe synon të tretën për t’iu ofruar në vetëm një pikë Ballkanit në pozitën e parë.

Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim dhe një humbje nga dy ndeshjet e para, por synojnë rezultat pozitiv për të shpresuar diçka më shumë në vazhdim të kampionatit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fushë Kosova: Borsellini; Ajdini, Ivkic, Kastrati, Hasani; Cenaj, Kote, Demiri; Skrijelj, Sinanovic, Kojasevic;

Llapi: Laroshi; Krasniqi, Bekteshi, Jashari; Vokrri, Namani, Ahmeti, Ramadani, Blakqorri; Jonuzi, Hyseni; 

/Telegrafi/

Read Entire Article