Llapi me rikthim spektakolar ndaj Malishevës, fiton dramën e minutave të fundit

11 months ago 13
Reklamë

Llapit ka shënuar fitore ndaj Malishevës mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Malishevasit e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në epërsi.

Ishte Aldrit Oshafi që gjeti rrjetën në minutën e 21-të të takimit për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta vendasit shënuan edhe njëherë.

Ishte Etnik Brruti që shënoi për 2-0 në minutën e 52-të.

Të gjithë menduan se Llapi pësoi humbje, por të besuarit e Tahir Batatinës u rithyen në lojë.

Muhamet Hyseni shënoi gol të bukur për 2-1 në minutën e 58-të.

Rezultati u barazua në minutën e fundit të kohës shtesë, kur Ahmed Januzi shënoi për 2-2.

Llapi fitoi penallti në minutën e shtatë të kohës shtesë, ku sërish Hyseni shënoi për 3-2.

Me këtë fitore Llapi mbetet lider me 16 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, ndërsa Malisheva ka 9 pikë në vendin e katërt. /Telegrafi/

Read Entire Article