Locatelli nderon Juventusin në “San Siro”, Milani nuk ia del me 10 lojtarë

10 months ago 14
Reklamë

Një goditje nga distanca e Lokatelit, e devijuar edhe nga Krunic,  vendosi duelin klasik të kampionatit Italian mes Milanit dhe Juventusit të vlefshëm për javën e 9 të Serie A. Dueli i  luajtur në San Siro transmetuar në Tring u mbyll 1 me 0 për bardhezinjte të cilën falë këtij suksesi e kanë ngjeshur edhe më shumë kreun e klasfikimit. Pasi nga Juventusi I vendit të trete tek Interi I vendit të parë janë vetëm 2 pikë distancë.Ndeshje e kujdesshme, jo spektakolare, por e luftuar në Milano, e ndikuar nga mungesat e konsiderueshme të titullarëve nga të dyja kampet, sidomos Milani që ishte pa dy portieret titullare, pa Teo Hernandez, Loftus Cik, dhe Benaser ndërsa baredhezintte pa Vlahovic si titular, dhe me mungesat e Faxholit, Danilos dhe Aleks Sandros. Milani ka më shumë intensitet në lojë dhe më teper dinamizem, madje krijon edhe rastin e parë të artë me Zhiru por nuk shënon. Ndërsa Juventus pret me qetësi mundësite e veta dhe ka dy episode me Kean dhe Rabio.  Megjithatë episodi që dikton ndeshjen vjen në minutën e  40 kur Thiaë rrëzon Kean. Për gjyqtarin mbrojtësi I Milanit I heq mundësin e shënimit sulmuesit mik ndaj ka karton të kuq. Në pjesën e dytë përtej avantazhit numërik, skuadra e  Alegrit pati vështirësi në krijimin e rasteve të mira për shënim, mirëpo në të 63 ndeshja u zgjidh nga nje episode. Locateli godet nga distanca, Krunic e devijon dhe Mirante mposhtet. Rastësia e dësh që ekzaktësisht 7 vite me parë në këtë duel në 22 tetor të 2016, Locateli shenonte me porten e Juventusit, tani realizoi në në portën e Milanit. Torinezet ia dolë të ruajnë suksesin deri në fund duke u ngjitur ne 20 pikë, Milani ka 21 ndërsa Interi kryeson me 22 pikë.

Read Entire Article