Loja me celofan “ndan” Ilnisës nga Meritoni, dhe e bën bashkë me Riken në Big Brother VIP Albania

8 months ago 29

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorëve iu është vënë një sfidë tjetër përpara.

Ata është dashur që në dyshe (të përcaktuara nga vëllai i madh), të mbështillen me celofan dhe të enden dhe të kryejnë të gjitha aktivitetet në çift.

E një ndër çiftet që u përcaktuara ishte ai i Meritonit me Riken, ndonëse konkurrenti nga Obiliqi ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë me konkurrenten tjetër të shtëpisë, Ilnisa Agolli.

Foto: Big Brother VIP Albania/X

Madje në spektaklin e së martës, kjo e fundit shfaqi shenja xhelozie ndaj Rikes për afrimitetin që ajo kishte krijuar me Meritonin.

E duket se loja në çifte, ka “ndarë” për pak kohë Ilnisën me Meritonin, gjersa i ka bërë bashkë edhe më shumë Riken dhe djaloshin nga Kosova.

Foto: Big Brother VIP Albania/X

Kjo lojë është komentuar shumë nga fansat e spektaklit në rrjetet sociale, dhe në veçanti nga fansat e dyshes Meriton dhe Ilnisa.

Metet të shihet se çfarë ka ndodhur me saktësi mes treshes në fjalë, dhe se si do të trajtohet kjo temë në spektaklin e së shtunës. /Telegrafi/

Read Entire Article