Lojërat Olimpike në Paris, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë jep mesazhin: Të ruhen vlerat universale

3 months ago 8

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lojërat Olimpike në Paris, ndërsa apelon për ruajtjen e vlerave universale, duke mos përfshirë çështjet fetare.

Përmes një mesazhi Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson se lojërat olimpike dhe sporti në përgjithësi ka shërbyer dhe duhet të shërbejë për komunikim ndërkulturor dhe bashkëndarje të vlerave universale, duke bashkuar kombe e popuj.

REAGIMI I KËSHILLIT NDËRFETAR
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim cenimin dhe përdhosjen e vlerave universale nëpërmjet ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike, të cilat kanë filluar të zhvillohen në Francë para pak ditësh.
KNFSH si një institucion i bashkërenduar nga pesë komunitete fetare, bazuar në vlerat tona islame dhe të krishtera shprehim indinjatën tonë për prekjen e ndjenjave morale, fetare dhe etike nëpërmjet një shfaqjeje, e cila ndikon negativisht në edukimin e brezave të rinj me antivlera dhe fyerje të veshura me nuanca pagane dhe antimorale e antifetare.
Lojërat olimpike dhe sporti në përgjithësi ka shërbyer dhe duhet të shërbejë për komunikim ndërkulturor dhe bashkëndarje të vlerave universale, duke bashkuar kombe e popuj, pavarësisht origjinës, ngjyrës, religjionit, gjuhës dhe kulturës.
Le të jetë kjo një kambanë alarmi për krizën morale dhe etike, ndaj së cilës institucionet zyrtare kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në shoqëri, të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në ruajtjen e moralit dhe vlerave etike e universale për një botë më të mirë se ajo që po trashëgojmë ne sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article