Lojtari i harruar i Arsenalit i cili u dëbua pasi ‘acaroi’ Artetën do të rikthehet në ekip

4 months ago 8

Tashmë është konfirmuar se Nuno Tavares do të rikthehet tek Arsenali sapo marrëveshja e tij e huazimit tek Nottingham Foresti të skadojë.

Tavares ka pasur vështirësi që të gjejë minutat e duhura këtë sezon, duke u paraqitur në vetëm tetë ndeshje në Ligën Premier për Nottingham Forestin, pesë prej të cilave erdhën nga minuta e parë.

I huazuari i Arsenalit pësoi një lëndim më herët gjatë sezonit, por ka humbur vetëm pesë ndeshje duke e bërë të vështirë argumentimin se mungesa e minutave ishte për shkak të gjendjes së tij fizike.

Mbrojtësi portugez u nënshkrua nga Mikel Arteta në verën e vitit 2021 nga Benfica dhe bëri 22 paraqitje në Ligën Premier për ‘Topçinjtë’, mirëpo tregoi një dobësi të madhe në aspektin defanziv.

Gazeta franceze L’Equipe ka pretenduar se Arteta dhe stafi i tij i trajnerëve ishin shpeshherë të mërzitur me sjelljet e tij andaj kanë marrë vendim për ta lejuar të largohet në formë huazimi në sezonet e fundit.

Tavares madje ishte përjashtuar nga ekipi i parë verën e kaluar para se kalimi i tij tek Nottingham Forest të kompletohej.

Nicolas Pepe dhe Albert Sambi Lokonga ishin gjithashtu në mesin e lojtarëve të dëbuar, pasi një video ku treshja stërviteshin të ndarë u shfaq në rrjetet sociale në gusht të vitit të kaluar.

Tavarse tani pritet që të rikthehet tek Arsenali dhe të marrë pjesë në turneun parasezonal, duke mos e ditur saktë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij./Telegrafi/

Read Entire Article