Lojtari i Manchester City që pak kush e njeh, u dëbua nga një restorant gjatë festës së titullit

5 months ago 10

Manchester City mbrojti titullin e Ligës Premier. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola e mbyllin sezonin me dy pikë avantazh ndaj Arsenalit dhe ka konfirmuar se janë më të mirët në Angli me fitoren 3-1 në ndeshjen ndaj West Hamit.

Lojtarët e Cityt festuan në stadiumin Etihad dhe në dhomën e zhveshjes. Më pas, Daily Mail raporton se ata vizituan baret, klubet e natës dhe restorantet e Mançesterit.

SplashNews pretendon se portieri i tretë i Cityt, Scott Carson u dëbua nga restoranti Fenix ​​rreth orës 4 të mëngjesit. Ai është fotografuar duke dalë nga restoranti i shoqëruar nga rojet e sigurisë, pasi dyshohet se ka tentuar të zihet me një person të paidentifikuar.

Në karrierën e tij, Carson mbrojti për Leeds, Liverpool, Sheffield Wednesday, Charlton, Aston Villa, West Bromwich Albion, Bursaspor, Wigan dhe Derby County. Ai mbërriti në Manchester City në vitin 2019 si huazim, ndërsa dy vite më vonë nënshkroi kontratë.

Edhe pse ka pesë vite që është me klubin, Carson ka bërë vetëm dy paraqitje sepse gjithmonë ka pasur status rezervë. Nga ana tjetër, mediat angleze vlerësuan ndikimin e tij në dhomat e zhveshjes, ndaj Guardiola në vitin 2021 e cilësoi atë si një “lider të vërtetë”, të cilin “të gjithë e duan”.

Carson ka katër paraqitje për kombëtaren angleze dhe kontrata e tij me Cityn skadon në qershor. /Telegrafi/

Read Entire Article