London School of Economics shpallet Universiteti më i mirë në Britaninë e Madhe. Luarasi dhe Shkolla Ekonomike e Londrës ofrojnë diplomën e përbashkët në tre degë

1 month ago 25

Për herë të parë, London School of Economics (LSE) ka marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme vjetore si Universiteti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Renditja është publikuar në gazetën londineze Times. London School Economics “rrëzon” kështu nga froni Universitetin e Oxfordit i cili në rendin e tre ka pësuar rënie me tre vende, ndërsa Cambridge i katërti, vlerësime këto më të ultat që janë regjistruar ndonjëherë. Në vendin e tyre renditet Universiteti St.Andrews.

Renditja e universiteteve në Britaninë e Madhe bazohet në perspektivat e të diplomuarve, kënaqësinë e studentëve me mësimdhënien, cilësinë e kërkimit dhe standardet e për t’u bërë pjesë.

I themeluar në 1895, London School of Economics është vlerësuar gjithashtu si Universiteti i Vitit 2025 nga The Times dhe The Sunday Times. Universiteti i Sheffield ishte nënkampion për këtë çmim. Shkolla ekonomike e Londrës u rendit në vend të parë për shkak të rezultateve të përmirësuara për perspektivat e diplomimit, kënaqësisë së studentëve dhe cilësisë së mësimdhënies, sipas The Times dhe The Sunday Times Good University Guide.

Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE) është një universitet kërkimor publik në Londër, Angli, dhe një institucion anëtar i Universitetit të Londrës. Shkolla është e specializuar në shkencat sociale.

Bashkëpunimi/ Luarasi dhe LSE ofrojnë diplomën e përbashkët në tre degë
Kujtojmë se Universiteti Luarasi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi për një diplomë të përbashkët me “London School of Economics”. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministria e Arsimit e ka miratuar këtë diplomë të përbashkët mes Universitetit Luarasi dhe Shkollës prestigjioze britanike, “London School of Economy”, në tre programe të përbashkëta të studimit në degët: “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”, “Bachelor’s in Finance”, “Bachelor’s in Business Administration”.

Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.

Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”. Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.

University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne.

Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article